Muller e dërgon Bayernin në rrethin tjetër të Kupës së Gjermanisë - Bota Sot
Muller e dërgon Bayernin në rrethin tjetër të Kupës së Gjermanisë

Futboll

Muller e dërgon Bayernin në rrethin tjetër të Kupës së Gjermanisë

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 22:15
Pamje nga ndeshja

Thomas Muller erdhi nga stoli dhe e dërgoi Bayern Munichun në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë, me një gol të vonshëm por fantastik në fitoren 2:1 kundër një Bochumi me 10 futbollistë të martën.

Dy gola të vonshëm nga Sergei Gnabry dhe Muller në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes e shpëtuan Bayernin nga eliminimi i hershëm 1/16 e finales në kupë dhe e kaluan në rrethin e 1/8 së finales.

Niko Kovac e nisi takimin me disa yje si Robert Lewandowski, Thomas Muller dhe Philippe Coutinho në bankën e rezervistëve dhe si pasojë i mungoi kreativiteti në pjesën më të madhe të takimit.

Për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, i riu Alphonso Davies shënoi autogol duke ia dhënë epërsinë vendasve në minutën e 36-të.

Duke e parë sesi po shkonin gjërat, Kovac bëri zëvendësime në fillim të pjesës së parë, duke e sjellë në lojë Lewandowskin, Coutinhon dhe Mullerin.

Gnabry shënoi për 1:1 në minutën e 83-të, para se Muller të shënonte me thembër një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Bayern kalon në rundin tjetër dhe pret ta mësojë kundërshtarin e ri në kupë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat