Ronaldo befason - Bota Sot
Ronaldo befason

Futboll

Ronaldo befason

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 11:26
Ronaldo befason

Cristiano Ronaldo e di shumë mirë sesa e vështirë është të bëhesh më i miri në botë, sidomos kur e nis nga zero. Dhe për këtë fakt, nuk e humbet kurrë shansin për të ndihmuar talentet e së ardhmes.

Këtë herë kanë qenë kombëtarja e Portugalisë U-17 për femra, e cila ka marrë një dhuratë speciale nga ylli i Juventusit. Ai u ka dhuruar të gjitha futbollistëve këpucë, firmën që mban veshur vetë.

Gjithashtu kishte edhe një mesazh për to. “Do t’ju dërgoj këto këpucë me shpresën që do t’ju ndihmojnë për të realizuar ëndrrat.

Kur unë isha fëmijë, kisha vetëm këto dëshira. Ndiqni ëndrrat tuaja dhe mos hiqni dorë kurrë. Punoni për t’i realizuar ato, ashtu siç unë ia dola edhe pse e nisa nga zero”, ishte mesazhi i kampionit portugez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat