Zhvillime të pabesueshme, Mourinho te Arsenal për një arsye interesante

Futboll

Zhvillime të pabesueshme, Mourinho te Arsenal për një arsye interesante

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 11:28
Jose Mourinho

Jose Mourinho dëshiron të bëhet menaxheri i parë që fiton trofe të mëdha në tre klube angleze – që mund të zgjojë interesin e Arsenalit.

Trajneri portugez është i interesuar të kthehet në Premierligë dhe ‘Topçinjtë ‘mund të jenë një destinacion me Unai Emery nën presion.

Mourinho fitoi Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës me Manchester United si dhe shtatë trofe të mëdhenj te Chelsea.

Sipas Sun, 56-vjeçari është i prirur të menaxhojë një tjetër klub të Premierligës, me Arsenalin një kandidat të mundshëm pasi skuadra e Emery ka filluar ngathët këtë sezon.

Sportsmail zbuloi në fillim të këtij muaji se Mourinho po monitoron situatën e Tottenham ndërsa kërkon një rrugë të shpejtë drejt menaxhimit.

Mourinho ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga United dhjetorin e kaluar, më pak se një vit në një kontratë të re që duhej të mbaronte deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat