Keita ka një premtim të madh për tifozët e Liverpool - Bota Sot
Keita ka një premtim të madh për tifozët e Liverpool

Futboll

Keita ka një premtim të madh për tifozët e Liverpool

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 11:59
Naby Keita

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita ka shpresë se ai mund të luajë edhe më mirë në javët në vazhdim, pavarësisht se është vlerësuar për formën e tij të mirë kohëve të fundit.

24-vjeçari fitoi lavdërime për përformancën e tij në fitoren 4-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Genk, por ai dëshiron që të bëjë këto përformanca normale.

Me një ndeshje kundër Arsenalit në Kupën Carabao të mërkurën dhe perspektivën për të fituar një start tjetër, duket se ai dëshiron të japë më shumë kundër ‘Topçinjve’.

“Sigurisht që jam i kënaqur me formën time, por dëshiroj të bëj më mirë”, i tha faqes zyrtare të klubit Keita, koha e së cilës me ‘Reds’ është ndërprerë vazhdimisht me probleme fizike.

“Po, jam dakord se është moment i mirë për mua tani të përpiqem të shmang lëndimet, dhe për këtë arsye të luajë më shumë”.

“Ndihem duke ecur përpara nga dëmtimi i fundit që nëse mund të luaj në shumë ndeshje, vërtet mund të përpiqem të ndihmoj ekipin atje ku mundem”, deklaroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat