Po mahnit Gjermaninë, Liverpool dhe Arsenal përplasen për “Xhakën e ri”!

Futboll

Po mahnit Gjermaninë, Liverpool dhe Arsenal përplasen për “Xhakën e ri”!

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 15:41
Denis Zakaria

Borussia Monchengladbach është padyshim ekipi më në formë në Bundesligë aktualisht, ku jo më kot edhe qëndrojnë në vendin e parë pas nëntë javësh, duke lënë pas ekipe si Bayern apo Dortmund.

Një ndër lojtarët më të spikatur te Borussia është padyshim Denis Zakaria.

Zvicerani po shfaq një rendiment fantastik këtë fillim sezoni, ku edhe ka shënuar dy gola.

Paraqitjet e mira të mesfushorit, kanë bërë që shumë ekipe të kenë interes për të dhe së fundmi, duket se ka nisur një luftë mes Liverpool dhe Arsenal. Dy gjigantët e Premier League janë vënë në ndjekje të 22-vjeçarit, i cili ka një kontratë me Gladbach deri në vitin 2022.

Sipas “Sky Deutschland”, “The Reds” dhe “Topçinjtë” pritet të nisin shumë shpejt bisedimet me drejtuesit gjermanë. Zakaria shpesh është krahasuar edhe me Granit Xhakën, pasi luan në të njëjtin pozicion dhe ashtu si Xhaka është zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat