Legjenda braziliane qorton Neymar: Gabove me atë veprim, vepro si Ronaldinho!

Futboll

Legjenda braziliane qorton Neymar: Gabove me atë veprim, vepro si Ronaldinho!

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 18:23
Neymar

Legjenda braziliane, Rivaldo, ka folur sërish për bashkatdhetarin e tij, Neymar.

Ai këmbëngul se 27-vjeçari duhet të largohet nga PSG, ku e ka të pamundur të realizojë ëndrrën për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë. Kampioni i botës më 2002 vlerëson se Neymar nuk ka marrë një vendim të mirë kur shkoi në Francë: “Neymar duhet të kishte zgjedhur klube me traditë më të madhe europiane, siç është Real Madridi, Barça, ose ndonjë skuadër angleze apo gjermane".

 Problemi kryesor, që Rivaldo nuk e fsheh, është se PSG nuk është e aftë për të fituar Ligën e Kampionëve, një turne që do të ndikonte, madje shumë, në ngritjen e Neymar në majë: 

"Fitimi i Ligës së Kampionëve ia bën më të lehtë objektivin Neymar, ai do të jetë më i miri në botë". 

Për të shpjeguar se çfarë vendimi duhet të marrë lojtari, legjenda braziliane shtoi: "Gjëja e duhur është e qartë; të bëjë atë që bëri Ronaldinho, të lërë PSG dhe të kthehet te Barcelona. Atje do të bëhet ndër më të mirët në botë". Përkundër gjithçkaje, Rivaldo nuk dyshon se ylli i PSG ka ende shumë karrierë përpara, pavarësisht gabimeve: "Ne jemi njerëz, ndonjëherë gjërat shkojnë keq. Unë mendoj se Neymar gaboi që la Barcelonën për të shkuar në Paris, por mund ta rregullojë tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat