“Xhaka është një lojtar i padisiplinuar, i cili nuk mëson nga gabimet e tij” - Bota Sot
“Xhaka është një lojtar i padisiplinuar, i cili nuk mëson nga gabimet e tij”

Futboll

“Xhaka është një lojtar i padisiplinuar, i cili nuk mëson nga gabimet e tij”

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 19:03
Granit Xhaka

Gary Neville mendon se Granit Xhaka është një lojtar i padisiplinuar dhe ka vënë veten e tij në një pozicion të vështirë ku është shumë e vështirë të mbetet kapiteni i Arsenalit pasi i ka thënë tifozëve të tij “fuck off”(ik pirdhuni).

“Nuk e kuptoj dot Xhakën. Nuk kam parë asnjëherë një lojtar që të mos mësojë nga gabimet e tij aq shumë sa ai. Xhaka bën 400 ndërhyrje të gabuara, sa herë që e shoh merr karton të verdhë.

Kështu që ajo që ndodhi të dielën nuk më ka befasuar sepse ai është i padisiplinuar.”

Klubi akoma nuk ka vendosur nëse do t’i heqë shiritin e kapitenit zviceranit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat