Cristiano Ronaldo: Inter ishte stimul, fituam mes ankthit dhe besimit deri në fund!

Futboll

Cristiano Ronaldo: Inter ishte stimul, fituam mes ankthit dhe besimit deri në fund!

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 00:55
Cristiano Ronaldo

Bëri gjithçka vetë në fund: fitoi penallti dhe e shndërroi në gol. Autor i golit in-ekstremis që i dhuroi fitoren aq të vuajtur 2-1 të Juventusit ndaj Genoa, Cristiano Ronaldo ka komentuar suksesin e bardhezinjve në intervistën e dhënë për “Skysport”.

“Jam i lumtur. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të organizuar mirë. Juventusi besoi dhe tentoi deri në fund, donim të fitonim. Krijojmë raste dhe duam të fitojmë, jemi të lumtur me 3 pikë”, u shpreh CR7.

“Fakti që Inter renditej përpara nesh ishte një stimul, me ankthin që shtohej sepse ne ishim të dytët në klasifikim. E dinim që Inter kishte fituar një natë më parë, por ne krijuam shumë dhe i kishim të gjitha shanset të fitonim dhe e bëmë”, deklaroi ndër të tjera Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat