Ronaldo: Motoja jonë është të ‘luftojmë’ deri në fund

Futboll

Ronaldo: Motoja jonë është të ‘luftojmë’ deri në fund

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 10:15
Cristiano Ronaldo

Dje Juventus arriti të fitojë më shumë vështirësi kundër Genoas (2-1).

Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e 95-të, përmes penalltive.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe motoja e klubit është të ‘luftojnë’ deri në fund.

“Jam shumë i lumtur. Ishte ndeshje e vështirë ndaj një klubi të organizuar, por jemi Juventus, motoja është të luftojmë deri në fund. Jemi të lumtur me tri pikët. Kemi krijuar shumë shanse dhe e merituam. Interi ishte përpara, gjë ishte me stimulues për ne”, deklaroi ai.

Juventus është lider në Seria A me 26 pikë, një më shumë se rivali Inter që renditët në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat