Ja kush e planifikon ta rrisë në 20 mijë ulëse stadiumin ‘Fadil Vokrri’ 

Futboll

Ja kush e planifikon ta rrisë në 20 mijë ulëse stadiumin ‘Fadil Vokrri’ 

Nga: K. G. Më: 31 tetor 2019 Në ora: 11:27
Ja kush e planifikon ta rrisë në 20 mijë ulëse stadiumin ‘Fadil Vokrri’ 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, konfirmon një lajm të madh për stadiumin e Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës ka filluar diskutimet me Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve në stadiumin Fadil Vokrri, në tribunat lindjes, veriut dhe jugut. Gjatë javëve në vijim do të bëjmë analizat e nevojshme për të vlerësuar mundësitë që të kemi deri në 20 mijë ulëse në stadiumin e qytetit.

Po ashtu, punimet kanë vazhduar në stadiumin e ri në Hajvali të cilat në bashkëpunim me Federatën dhe financim nga UEFA do të jetë stadium i shkëlqyeshëm për disa nga ndeshjet e kategorive të ndryshme të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Është e qartë që futbolli Kosovar ka të ardhme të ndritur. Investimet janë të nevojshme edhe nga niveli lokal edhe qendror për të rritur rezultatet dhe për ti mundësuar sa më shumë njerëzve që të ndjekin lojet e shtetit tonë”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat