Iniesta e pranon dëshirën për tu bërë trajner

Futboll

Iniesta e pranon dëshirën për tu bërë trajner

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:03
Andres Iniesta

Andres Iniesta dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen.

Ka qenë vetë mesfushori spanjoll që e ka zbuluar një lajm të tillë në një intervistë për gazetën “Marca”.

Iniesta aktualisht është i impenjuar me Vissel Koben në Japoni dhe synon që të japë kontributin e tij si futbollist për një kohë sa më të gjatë, siç bën me dije vetë ai, pasi prioritet për momentin për Don Andres është futbolli i luajtur.

Ai ka kontratë me skuadrën japoneze deri në vitin 2021, por në të një ardhme të afërt dëshiron të veshë tutat e trajnerit, pasi beson se do të ketë një të ardhme të ndritur edhe në këtë rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat