Conte zbulon Interin e tij: Ja kush është gjëja më e rëndësishme për ne!

Futboll

Conte zbulon Interin e tij: Ja kush është gjëja më e rëndësishme për ne!

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Antonio Conte

Antonio Conte ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara ndeshjes me Bolognën, teksa i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve.

Numri një i stolit zikaltër ka zbuluar edhe qëllimin kryesor të Interit të tij, ku është shprehur se gjëja më e rëndësishme është që kundërshtarët ta marrin seriozisht ekipin nga “San Siro”. Gjithashtu, tekniku italian dha edhe një opinion mbi sistemin VAR dhe polemikat që po krijohen.

“Qëllimi im është që të jemi sa më të besueshëm dhe të na marrin seriozisht. Kjo është gjëja më e rëndësishme këtë sezon për ne. Të jemi të besueshëm do të thotë që kundërshtarët të kuptojnë se ti po shkon në rrugën e duhur.”

“VAR? Nuk përdoret njësoj për të gjithë dhe kjo na le pak si të hutuar. Është i rëndësishëm, pasi eviton gabimet e mëdha. Vitin e shkuar isha më pozitiv për VAR-in. Këtë vit ndonjëherë përdoret në rregull, por disa herë të tjera nuk e kuptoj fare se çfarë kriteri përdoret. Kjo nuk është diçka pozitive, pasi krijon shumë pasiguri. Të bësh arbitrin tani është shumë e vështirë, kjo është e sigurt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat