Conte me mendjen te Champions-i, lë pushim disa titullarë ndaj Bologna

Futboll

Conte me mendjen te Champions-i, lë pushim disa titullarë ndaj Bologna

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 09:57
Conte

Parakalimi i bardhezinjve mbeti në tentativë, sepse ajo penallti “in extremis” e Ronaldos i vendosi gjërat në vendin e duhur për Juventusin, "stacionin" pararendës të Serie A. Interi ka besuar për më shumë se një kohë në vendin e parë, që mund të kapet sot dhe të mbahet për të paktën disa orë, para derbit të shumëpritur të Torinos.

Të besuarit e Conte janë “pa frymë”, për shkak të shumë angazhimeve të afërta, që e vendosin trurin në provë... Kundër Brescia pamë një Inter që vuajti në fund të lojës, gjatë mbrojtjes së rezultatit, megjithatë i mori në shtëpi tri pikët, pavarësisht kundërshtarit imponues. 

Conte tha se ishte i shqetësuar për përdorimin e vazhdueshëm të formacionit titullar, në të cilin mbështetet. Zikaltrit pothuajse gjithmonë luajnë njësoj, por në Bologna duhet të presim një rotacion, që është më shumë sesa i dobishëm në funksion të angazhimit thelbësor të Champions-it, javën tjetër, në fushën e Borussia Dortmund. Asamoah nuk është grumbulluar me ekipin. 

Biraghi do të jetë në të majtë, ndërsa Lazaro do të jetë në të djathtë të mbrojtjes. Candreva duket drejt një pushimi. Gagliardini është ende në mesfushë, ndërsa Sensi, i rikuperuar, do ta fillojë nga pankina. Sulmi nuk ndryshon, me “pronar” çiftin e shumëtestuar Lukaku-Lautaro, që ka shënuar 12 gola në kampionat. Në mbrojtje, Godin duhet të pushojë, duke e hapur krahun për Bastoni.

Këto janë formacionet e mundshme:
Bologna-Inter
BOLOGNA (4-2-3-1): Skorupski; Mbaye, Danilo, Bani, Krejci; Poli, Medel; Orsolini, Soriano, Sansone; Palacio.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Lazaro, Gagliardini, Brozovic, Barella, Biraghi; Lukaku, Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat