Talenti shqiptar nënshkruan kontratë në Serie A

Futboll

Talenti shqiptar nënshkruan kontratë në Serie A

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 10:16
Talenti shqiptar nënshkruan kontratë në Serie A

Shtohet kolonia shqiptare në Seria A italiane. Talenti 17 vjeçar, Altin Kryeziu ka firmosur kontratën e parë si profesionist.

Lojtari me origjinë shqiptare, i cili mbron ngjyrat e Kosovës ka firmosur me SPAL, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Etrit Berishës.

Portieri i Kombëtares shqiptare pritet ta ndihmojë për tu inkuadruar në ekipin e parë, pasi tashmë, Kryeziu do të luajë me ekipin SPAL U-19, e cila garon në Primavera grupi A2. Kujtojmë që së fundmi, Serie A italiane iu shtuan emra si Kastriot Dërmaku dhe Amir Rrahmani.

Ndërkaq, futbollistë të tjerë shqiptarë që aktivizohen në Serie A janë: Thomas Strakosha, Valon Berisha, Marash Kumbulla, Emanuele Ndoj, Berat Xhimshiti dhe Elseid Hysaj.Sezonin e kaluar, mesfushori luajti 22 ndeshje për ekipin e Triglav në Slloveni, duke shënuar gjashtë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat