Tragjedi në familjen e legjendës - Bota Sot
Tragjedi në familjen e legjendës

Futboll

Tragjedi në familjen e legjendës

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 11:30
Tragjedi në familjen e legjendës

Një dramë të madhe ka kaluar legjenda e futbollit botëror, Cafu. Sa shumë trofe të fituara në karrierën e tij, por që nuk vlejnë për asgjë, kur në fund nuk ka lumturi në familje.

Tragjedia ka prekur pikërisht Cafun, teksa ka ndërruar jetë djali i tij 30-vjeçar Danilo.

Pas një ndeshje futbolli kishte ndierë një problem me zemrën, që rezultoi edhe fatale për të. Në një rrëfim emocionues për “Veja magazine”, Cafu tregon gjithë dhimbjen e përjetuar gjatë kësaj kohe.

“Ishim duke luajtur një ndeshje futbolli dhe Danilo, djali im, pati një problem me zemrën. U frikësova shumë se dhe unë e kisha një histori të tillë delikate me zemrën më parë. Kur ne arritëm në spital, pas një orë e gjysmë më ka thirrur doktori. Nuk ishte e nevojshme të thoja asgjë, e pashë që doktori nuk po përgjigjej. Isha i ulur dhe duke iu lutur Zotit që të mos e merrte fëmijën e tim. Nuk ishte e mundur.

Tani shkoj te varrezat çdo pesë ditë. E kam dhimbjen e madhe. Nuk kam pasur guxim të futem te dhoma e djalit tim që rrinte apo të shoh fushën ku ndodhi ngjarja. Qaj çdo ditë vetëm. Kur hyj në shtëpi mundohem të jem i fortë, si shtylla e familjes.

Qaj ndërsa ngas makinën apo edhe kur thërras miqtë e mi bëj të njëjtën gjë. Ata e dinë dhe heshtin, ndërsa unë lehtësoj dhimbjen kështu. I kam thënë Zotit se nuk duhej ta merrte, ishte shumë i ri. Pastaj lexova Biblën dhe i kërkova ta mbante ëngjëllin sa më pranë vetes”, ka thënë Cafu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat