Ish reprezentuesi i Zvicrës dhe i Kosovës, Albert Bunjaku, me gjithë golin që realizoi nuk i mjaftoi Viktoria Koln që të kthehet me rezultat pozitiv nga Munihu, ku pësuan humbje me rezultat 4:2 nga Munich 1860.
Futbollistët Molders (5' 80'), Lex (31'), Berzel (83') shënuan për Munich 1860 dhe Handle (70') e Bunjaku (86') për Viktoria Koln.
Pas 14 jave në Bundesliga III, Munich 1860 është në pozitën e 14-të me 17 pikë, tri me pak se Viktoria që renditet në vend të tetë.
Bunjaku deri me tash ka shënuar 10 gola dhe renditet në pozitën e dytë të listës së shënuesve, një më pak se Stoppelkamp i Duisburgut.