Turpërohet keq Bayerni

Futboll

Turpërohet keq Bayerni

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:20
Eintracht

Bayerni turpërohet keq me rezultat 5:1 në Frankfurt nga Eintracht, në kuadër të javës së 10-të të Bundesliga I.

Nga minuta e 9-të, Bayerni mbetet me një lojtar me pak në fushë, kur Jerome Boateng ndëshkohet me karton të kuq pasi që si lojtar i fundit e ndali një lojtar rival. Eintracht shfrytëzoi epërsinë numerike dhe shënoi dy gola të shpejt, përmes Kostiq në minutën e 25-të  e Sow në atë të 33-tën.

Reagojnë shpejt bavarezët dhe Lewandowski me veprim vetëmohues ngushton rezultatin në 2:1 në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë, aksion i shpejt i vendasve dhe Abraham shënon për 3:1 në minutën e 49-të. Neuer nxori edhe një herë topin nga porta në minutën e 61-të, kur Hinteregger me kokë realizoi gol të bukur për 4:1.

Tre minuta pa përfunduar takimi Paciencia shënon për 5:1.
Bayerni turpërohet në Frankfurt. Bayerni është në vend të katërt me 18 pikë dhe Eintracht i gjashti me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat