Xhafaj: Fitova kampionatin me Tiranën prej Agustin Kolës - Bota Sot
Xhafaj: Fitova kampionatin me Tiranën prej Agustin Kolës

Futboll

Xhafaj: Fitova kampionatin me Tiranën prej Agustin Kolës

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 18:17
Xhafaj: Fitova kampionatin me Tiranën prej Agustin Kolës

Pak para se të niste ndeshja Teuta-Tirana, në lidhje të drejtpërdrejtë nga Amerika me “Gol pas Goli” dha opinionin e tij për këtë sfidë dhe për futbollin shqiptar në përgjithësi një nga sulmuesit më të mirë të historisë së elitës së futbollit shqiptar, Daniel Xhafaj, i cili në karrierën e tij ka luajtur si për Teutën ashtu edhe për Tiranën.

“E ndjek sa herë që kam kohë Superioren. Futbolli evoluon me kohën dhe me jetën. Nuk mund të bëjmë krahasime. Një gjë që është keq për Superioren, por mirë për lojtarët e rinj, të cilët kanë mundësi më të shumta, për t’u shitur në Europë.

Cili ka qenë më emocionues, kampionati me Tiranën apo Kupa me Teutën?

Nga ana sportive, më tepër sukses personal ishte trofeu që fituam te Tirana, për situatën që kalova në ato 2 vite. Gjatë periudhës 2-vjeçare që kam qenë te Tirana, sa herë që ka pasur merkato doja të largohesha. Ka qenë merita e Agustin Kolës që unë të qëndroja dhe më pas u largova me trofe nga Tirana.

A mund t’i kërkohet me ngulm titulli Tiranës?

Njerëzit dhe drejtuesit që janë te Tirana, vendosin kushte dhe detyrime. Në futboll asnjëherë nuk i dihet. Sa më shumë të shtosh presionin te lojtarët, aq më të vështira bëhen realizimi.

Cila do të jetë e ardhmja juaj?

Është një vendim shumë i vështirë për mua. Ekipet në Amerikë kanë mentalitet tjetër. Ishte jashtëzakonisht e vështirë të shkëputesha nga ajo që kisha krijuar dhe sakrifikuar. Unë kështu e kam bërë karrierën si futbollist, me dëshirë dhe duke marrë përsipër eksperiencat. Pas 3 vitesh kam realizuar një nga objektivat e mia kur erdha në fillim. Do të mundohem të shkoj tek një ekip pro.

Kë sheh më të favorizuar, Ahmatajn apo Shkëmbin?

Më pëlqen kur ka luftë të ftohtë. Do të ketë interesim të madh edhe për tifozët. Do tw kisha shumë dëshirë që Flamurtari dhe Luftëtari të rregullojnë situatat. Ekipi që do të menaxhojë situatat më mirë, do të dalë kampion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat