Liverpooli i 20 minutave të fundit – periudha kur ‘Reds’ kanë rikthyer gjashtë ndeshjet e fundit

Futboll

Liverpooli i 20 minutave të fundit – periudha kur ‘Reds’ kanë rikthyer gjashtë ndeshjet e fundit

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Liverpool tashmë ka instaluar një mentalitet fitues. Kjo nuk do shumë diskutim.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka ringjallur skuadrën e Liverpool, duke e kthyer në kampione të Evropës, por tashmë edhe në një konkurrente kryesore për Premierligën.

Mentaliteti fitues i Liverpool vërtetohet me fitoret që skuadra po merr në minutat e fundit. ‘Reds’ vendosin ndeshjet në 20 minutat e fundit të lojës, të paktën në gjashtë ndeshjet e fundit.

Kundër Sheffield United, ishte Gini Wijnaldum ai që realizoi golin e fitorës, kur po luhej minuta e 70’ e takimit.

Në ndeshjen ndaj Leicester, Liverpool morrën fitorën vetëm me golin e shënuar në minutën e 95’.

Kundër, Man United, goli i barazimit erdhi në minutën e 85’, kurse kundër Tottenham, Salah shënoi golin e fitorës në minutën e 75’.

E njëjta histori u përsërit edhe në dy ndeshjet e fundit, fillimisht në EFL Cup, kur Origi barazoi në minutën e 94’, kurse sot Mane i dha fitorën skuadrës në minutën e 94’, kurse Robertson barazoi në minutën e 87’.

Kjo tregon për shpirtin luftarak të skuadrës, dhe njëkohësisht për mentalitetin fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat