Këto janë fjalët e Antonio Contes pas fitores ndaj Bolognas

Futboll

Këto janë fjalët e Antonio Contes pas fitores ndaj Bolognas

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 22:04
Pamje nga ndeshja

Interi ka shënuar fitore të madhe si mysafir i Bolognas, për të kaluar në pozitën e parë, të paktën përkohësisht.

Duke humbur 1-0, djelmoshat e Contes u rikthyen në mënyrë fenomenale, për të shkuar kështu në kuotën e 28’të pikëve.

Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve u shpreh i lumtur me këtë arritje, teksa shtoi faktin se është i lumtur që skuadra reagoi mirë në një situatë tejet të ndërlikuar.

“Djemtë reaguan mirë. Është ndeshja e pestë në pak ditë dhe treguam karakter. U kthyem në lojë për të shënuar fitore, pavarësisht pozicionit. Kjo më pëlqen më së shumti. Fare në fundd, më duhet të shtojë se skuadra po bën mirë edhe pa top. Tani kthehemi në Milano për të menduar për ndeshjen me Dortmundin në udhëtim”, përfundoi tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat