“Luftë” në derbin historik/ Ultrasit mësyjnë në fushë, por lojtarët “shpëtojnë”… miqtë

Futboll

“Luftë” në derbin historik/ Ultrasit mësyjnë në fushë, por lojtarët “shpëtojnë”… miqtë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 22:48
Foto

Sot u luajt derbi historik në Gjermani, mes Union Berlinit dhe Hertës së Berlinit.

Union Berlini rrëmbeu fitoren me një gol të Polter në minutën e 90’, më anë të një penalltie.

Por ndeshja nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi disa tifozë ultras të vendasve, janë futur në fushë, me qëllimin për të shkuar në drejtim të kundërshtarëve.

Ishin pikërisht lojtarët vendas, të cilët iu kanë dalë para tifozëve dhe i kanë ndaluar duke i kthyer pas duke shmangur kështu një ngjarje të pakëndshme që mund të kishte pasoja të rënda.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat