Klopp kundër VAR, gjermani reagon ashpër për teknologjinë

Futboll

Klopp kundër VAR, gjermani reagon ashpër për teknologjinë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:19
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur në lidhje me problemet e shumta që po përballet Anglia me VAR-in këtë sezon. Numri një i stolit është mjaft i revoltuar, sidomos pas golit të anuluar të Firminhos. 

"Nëse flasim për momente serioze, shumë serioze në futboll, nuk është mirë të ulemi këtu dhe të gjithë të qeshim. Është shumë serioze, trajnerët shkarkohen nga humbja e ndeshjeve. 

"Duhet të qartësohen rastet, nuk po them se bëhet me qëllim. Analistët e mi më treguan rastin pas ndeshjes, pasi nuk e pashë. Nuk e bëjnë me qëllim, por ne duhet të bëjmë ca gjëra të qarta. 

"Askush nuk foli për topin me dorë të prekur nga Targett dhe gjyqtari nuk ndali lojën. A ishte penallti? Topi preku krahun dhe në kohët e arta të mëparshme ishte penallti. Nëse ndonjëherë vendos pro ose kundër jush nuk është problem, ne duhet të të jemi të qartë se VAR po ndihmon futbollin dhe nuk po e bën më konfuz",- tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat