Cavani nuk është i lumtur tek PSG – nuk pritet të ketë rinovim kontrate

Futboll

Cavani nuk është i lumtur tek PSG – nuk pritet të ketë rinovim kontrate

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 13:20
Edinson Cavani

Edinson Cavani nuk do ta ketë edhe shumë të gjatë aventurën e tij tek Paris Saint Germain.

Ylli uruguaian i futbollit është i pakënaqur me situatën e tij tek kampionët e Ligue 1, shkruan ‘L’Equipe’.

Cavani nuk ka gjetur shumë minuta loje që nga ardhja e Mauro Icardi gjatë verës, dhe mund të largohet nga klubi i PSG.

Kontrata e yllit të PSG skadon gjatë verës së ardhshme, dhe siç bëhet e ditur, nuk do të ketë ofertë për rinovimin, por as dëshirë të lojtarit.

Nuk dihet akoma se cili është destinacioni i mundshëm i Cavani, pas aventurës me parisienët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat