Bayern i jep edhe dy ndeshje Kovac – Olympiacos dhe Dortmund janë skuadrat për tu mposhtur

Futboll

Bayern i jep edhe dy ndeshje Kovac – Olympiacos dhe Dortmund janë skuadrat për tu mposhtur

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Bayern Munich duket se nuk do të nxitohet me ndonjë vendim për shkarkimin e Niko Kovac.

Trajneri kroat ka gjetur pozitën e tij të lëkundur pas humbjes së pësuar në vikend, ndaj Frankfurt, me rezultatit 5:1.

Pas këtij rezultati, kritikat ndaj Kovac kanë shpërthyer, duke ringjallur temën për shkarkimin e tij edhe një herë.

Por, ‘Bild’ sot ka zbuluar planin e bordit drejtues të Bayern Munich.

Bayern do t’i jap edhe dy ndeshje mundësi kroatit. Olympiacos dhe Dortmund janë skuadrat për tu mposhtur.

Në rast se dështon kundër grekëve, në Ligën e Kampionëve, Kovac mund të shkarkohet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat