Het-trik-u i Hajdarit dërrmon Ferizajn 

Futboll

Het-trik-u i Hajdarit dërrmon Ferizajn 

Nga: K. G. Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 14:53
Het-trik-u i Hajdarit dërrmon Ferizajn 

Skuadra e Ferizajt kthehet kokulur nga Mitrovica, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 4:0 nga Gjilani.  

Skuadra e Gjilanit ka të suspenduar fushën dhe për atë ndeshjen në cilësinë e vendasit kësaj radhe e luajti në stadiumin  “Riza Lushta” në Mitrovicë.  Fiton Hajdari është trim i ndeshjes, duke realizuar het-trik dhe e dërrmoi skuadrën ferizajase.  

Ai shënoi në minutën e 27-të, 29’ dhe 89’-nga penalltia, si dhe Tomislav Bushiq (33’).

Gjilani është në vend të dytë me 27 pikë, ngec për dy nga lideri Ballkani dhe Ferizaj është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat