Allegri të marrë drejtimin e Bayern Munich?

Futboll

Allegri të marrë drejtimin e Bayern Munich?

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 15:26
Massimiliano Allegri

Emri i Massimiliano Allegri po lidhet me stolin e Bayern Munich.

Mungesa e dominimit të bavarezëve në Bundesliga dhe impotenca në Evropë ka bërë që pozita e Niko Kovac të lëkundet seriozisht.

Humbja 5:1 në vikend ndaj skuadrës së Eintracht Frankfurt ishte goditja më e madhe e pësuar deri më tani.

Pas këtyre zërave, tashmë ka filluar të përmendet emri i Max Allegri, i cili shihet si zëvendësues potencial i Kovac.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Allegri prinë në listën e zëvendësuesve potencialë të Niko Kovac.

Allegri do të ishte italiani i tretë që do të udhëhiqte Bayern, pas Giovanni Trapattoni dhe Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat