Kalvari i gjatë duket se po mbaron dhe në fund të tunelit ka ende dritë... Një investim thuajse 40 mln euro që në dy vjet e ka parë fushën vetëm 65 minuta në Kupën e Italisë dhe 90 minuta në Europa League.
Ende nuk ka debutuar në Serie A me Milanin, për të thënë se sa i pafat ka qenë. Bëhet fjalë për Mattia Caldara, që është grumbulluar për ndeshjen Milan-Lazio sonte.
Grumbullimi i fundit, madje, rezulton ai i 27 prillit të shkuar, ndaj Torinos, kur drejtonte Gattuso. E të mendosh që në kohën kur luante te Atalanta nuk mungonte në asnjë ndeshje.