Isufi: Goli i parë na prishi ekuilibrin në fushë 

Futboll

Isufi: Goli i parë na prishi ekuilibrin në fushë 

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 16:45
Isufi: Goli i parë na prishi ekuilibrin në fushë 

Ferizaj është në krizë të madhe të rezultateve dhe si rrjedhojë e kësaj bien në vend të parafundit (i 11-ti) me 9 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.  Ferizaj pësoi humbje të rëndë me rezultat 4:0 nga Gjilani në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

 ”Goli i parë na prishi krejt ekuilibrin në fushë edhe pse ndoshta deri në ato momente ishim ekip i mirë, e patëm posedimin dhe rastet për gol, dhe më pas e pranuam atë golin e lehtë prej gabimit në mes mbrojtjes dhe portierit, dhe aty erdhi fundi.

Më pas erdhën ata golat e shpejtë dhe pas rezultatit 3:0 ndaj një skuadre siç është Gjilani është vështirë të kthehesh në lojë.

U munduan në pjesën e dytë aq sa patëm mundësi të bëjmë, por ishte shumë e vështirë”, tha Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat