Reagon Kovaci pas largimit nga Bayerni – thotë se ka dhënë dorëheqje

Futboll

Reagon Kovaci pas largimit nga Bayerni – thotë se ka dhënë dorëheqje

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 22:35
Niko Kovac

Niko Kovac ka folur pas largimit nga Bayern Munichu.

Sport BILD kishte raportuar se Bayern Munichu e ka shkarkuar kroatin, derisa klubi konfirmoi largimin e tij vetëm disa minuta më vonë.

Ndërsa, tani janë zbuluar edhe fjalët e para të Kovacit pas largimit, që thotë se mori vendim të largohej pas rezultateve jo të mira.

“Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për klubin në këtë kohë. Rezultatet dhe mënyra se si ne kemi luajtur kohët e fundit më kanë çuar në këtë vendim. Vëllai im Robert dhe unë do të donim të falënderonim FC Bayern për këto 18 muajt e fundit. Gjatë asaj kohe skuadra jonë fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën. Ishte një kohë e mirë për mua,” u shpreh Kovac.

Pas vendimit për të larguar Kovac, Bayern Munich nuk ka nguruar të zbulojë edhe trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për ndihmës trajnerin e Kovac, Hansi Flick, i cili do të përgatisë skuadrën për ndeshjen e Champions League kundër Olympiacos dhe Borussia Dortmund të shtunën.

Kandidat potencial për të marrë drejtimin e Bayern është Massimiliano Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat