Herolind Shala hero i Valerengas, shënon supergol në fitore

Futboll

Herolind Shala hero i Valerengas, shënon supergol në fitore

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Valerenga ka arritur që ta mposhtë Brannin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Norvegjisë.

Skuadra vendase kishte iniciativën qysh nga fillimi, derisa golin e fitores e shënuan në minutën e 45+4.

Ishte Herolind Shala, ai që e shënoi golin e vetëm të këtij takimi, pas asistimit fantastik që pranoi nga Aron Donnum.

Reprezentuesi i Kosovës shënoi një gol tejet të bukur, për ta rikthyer kështu skuadrën e tij te fitorja pas 12 ndeshjeve.

Valerenga aktualisht ka gjashtë barazime dhe gjashtë humbje në këto ndeshjet e fundit, derisa goli i Shalës i riktheu te rruga e triumfit.

Valerenga aktualisht gjendet në pozitën e nëntë me 33 pikë pas 27 javësh në ligën norvegjeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat