Inzaghi tregon pikën e dobët të Milanit

Futboll

Inzaghi tregon pikën e dobët të Milanit

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 23:54
Simone Inzaghi

Lazio ka mposhtur Milanin me rezultat 1-2 duke bërë fitoren e parë në “San Siro” pas 30 vitesh.

Trajneri lacial, Simone Inzaghi ka zbuluar dobësinë e Milanit në këtë ndeshje.

“E dinim që Milani, duke qenë se kishte luajtur të enjten, në pjesën e dytë, do të ulte ritmin pasi nuk mund të vazhdonte si në pjesën e parë. Ishte e pamundur të vazhdonte ashtu”, ka thënë pas ndeshjes trajneri.

“Në pjesën e dytë zbritëm mirë në fushë. Donim të prishnim tabunë “San Siro”. Luis Alberto meriton kombëtaren, është duke bërë gjëra të mëdha”, tha ndër të tjerash tekniku italian.

Lazio tashmë është në vendin e katërt në renditjen e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat