Humbja e turpshme e Bayern, Neuer: Nuk jam i befasuar

Futboll

Humbja e turpshme e Bayern, Neuer: Nuk jam i befasuar

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 00:59
Manuel Neuer

Bayern Munich pësoi një humbje turpëruese në kampionat kundër Eintracht Frankfurt. Një disfatë 5-1 që mund t'i kushtojë vendin trajnerit Niko Kovac.

Atmosfera në shtëpinë e kampionëve të Gjermanisë nuk është aspak e mirë dhe kjo është konfirmuar edhe nga deklaratat e bëra nga Manuel Neuer për ZDF:

"Humbja e pësuar nuk është edhe aq e paimagjinueshme. Kemi mbetur menjëherë me një lojtar më pak dhe kemi patur probleme në mbrojtje prej disa ndeshjesh. Kështu që nuk jam i befasuar për mënyrën si kanë shkuar gjërat", ka thënë kapiteni i Bayern-it.

Ndërkohë, Bayern ka informuar tifozët  se seanca e ardhshme stërvitore e skuadrës do të jetë me dyer të mbyllura: "Pas humbjes në Frankfurt, është marrë vendimi që skuadra të mos stërvitet në publik. Kërkojmë falje për këtë ndryshim t ë papritur dhe u kërkojmë të gjithë tifozëve të kuptojnë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat