Balotelli: Kush e mohon racizmin s’është burrë, të keni turp!

Futboll

Balotelli: Kush e mohon racizmin s’është burrë, të keni turp!

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 08:59
Mario Balotelli

Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli, ka thënë se ata të cilët e mohojnë se ai u abuzua në mënyrë raciste, gjatë ndeshjes kundër Hellas Veronës në Serie A, nuk janë burra të vërtetë.

Balotelli e shutoi topin me zemërimin në drejtim të tifozëve të Veronës në fillim të pjesës së dytë pasi i dëgjoi ata duke e abuzuar dhe më pas kërcënoi se do ta braktiste fushën.

Gjyqtari i takimit e ndërpreu ndeshjen, para se ta ndiqte protokollin. Tifozëve iu lexua një deklaratë në përpjekje për ta zgjidhur problemin.

Bashkëlojtarët dhe lojtarët e Veronës e binden sulmuesin italian të qëndrojë në fushë deri në përfundim të takimit. Super Mario e shënoi një gol të jashtëzakonshëm, por të vonshëm pasi Brescia u mund 2:1 nga Verona.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Veronës Ivan Juric dhe presidenti Maurizio Setti pretenduan se nuk kishin dëgjuar thirrje raciste në drejtim të Balotellit.

“Nuk kam frikë ta them: sot nuk ndodhi asgjë, asnjë thirrje raciste”, tha Juric.

Balotelli reagoi në rrjetet sociale, ku shkroi: Faleminderit kolegëve në fushë dhe jashtë saj për solidaritetin që e shfaqen me mua dhe për të gjitha mesazhet që i kam marrë nga tifozët. Faleminderit nga zemra. Treguat se jeni burra të vërtetë, jo si ata të cilët e mohojnë dëshminë”.

“Ndërsa atyre ‘njerëzve’ që bën klithma majmunesh: Të keni turp. Të keni turp. Të keni turp para fëmijëve, grave, prindërve, të afërmeve dhe miqve tuaj…turp”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat