Pioli: Milan në rrugë të drejtë, përkundër humbjes nga Lazio

Futboll

Pioli: Milan në rrugë të drejtë, përkundër humbjes nga Lazio

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 09:22
Stefano Pioli

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, duket se nuk është i zhgënjyer nga humbja e pësuar kundër Lazios.

Milan mbrëmë ka pësuar humbjen e parë kundër Lazio, në shtëpi, që nga viti 1989, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar trajnerin e skuadrës.

Pioli beson se skuadra e Milan është në rrugë të drejtë, përkundër faktit se mbrëmë janë mposhtur me rezultatin 1:2.

“Nga pikëpamja ime, skuadra është duke u përmirësuar. Sigurisht, ishte e rëndësishme të fitonim për situatën në tabelë, por performanca ishte e mirë. Krijuam rrezik për kundërshtarin dhe besoj se jemi në rrugë të mirë tani” ka thënë Pioli.

“Krejt çka mund  të bëjmë është të përmirësojmë vijat. Pash skuadrën teksa konkurroi për 95 miunta” shtoi ai.

Milan mbetet me vetëm 13 pikë pas 11 ndeshjeve, për të mbajtur pozitën e 12-të në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat