Milan dhe Inter rivalizojnë Romën në garën për Smalling

Futboll

Milan dhe Inter rivalizojnë Romën në garën për Smalling

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:07
Smalling

Milan dhe Inter janë dy skuadrat e reja që futen në garë për Chris Smalling.

Smalling duket sikur është ringjallur me huazimin e tij në Serie A, duke regjistruar disa paraqitje jashtëzakonisht të mira.

Roma ka shfaqur menjëherë interesim për të arritur akord permanent me lojtarin, duke filluar punimet qysh tani në raport me Manchester United.

Por, sipas ‘Calciomercato’, në garë janë futur edhe Inter e Milan.

Roma është gati që të ofrojë 10 milionë për lojtarin anglez. Milan dhe Inter po mbajnë sytë kah ai, pasi janë impresionuar nga ajo që lojtari ka treguar në ‘Stadio Olimpico’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat