Balotelli shpërthen përsëri: Zgjohuni, njerëz injorantë! Po kur shënoja për Italinë?!

Futboll

Balotelli shpërthen përsëri: Zgjohuni, njerëz injorantë! Po kur shënoja për Italinë?!

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:09
Mario Balotelli

Mario Balotelli nuk gjen paqe dhe reagon përsëri kundër tifozëve të Veronës, si dhe koreve raciste që pati ndaj tij. Kujtojmë, në sfidën e luajtur dje mes Veronës dhe Brescias, sulmuesi ndali lojën, duke goditur topin drejt ultrasve të Veronës, të cilët po e vërshëllenin gjatë të gjithë kohës.

Së fundmi, Balotelli ka reaguar dhe në Instagram, ku ka shpërthyer në ofendime. Kjo për shkak se “kapo” i ultrasve të Veronës, foli për “Radio Cafe”, ku u shpreh se Balotelli e ka problemin në kokë.

Super Mario ka postuar një story në Instagramin e tij ku shkruan: “Dëgjoni miqtë e mi, kjo nuk ka të bëjë më me futbollin. Po merreni me një situatë që është shumë më e madhe se sa mendja juaj e vogël. Po e humbni arsyen. Zgjohuni, njerëz injorantë.”

Më pas, në fund Balotelli shkruan edhe një mesazh për të gjithë tifozët në Itali që janë racistë: “Po kur Mario shënonte me Italinë, ju pëlqente diçka e tillë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat