Manchester United nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Paul Pogbas edhe për katër javët e ardhshme.
Francezi theu një kockë në kyçin e këmbës së tij të djathtë në fund të shtatorit dhe prej asaj kohe është jashtë fushave. Lojtarit pritet të riaftësohet plotësisht pa tre javëve, raportojnë mediat britanike.
Ndeshja e tij e fundit ishte barazimi 1-1 kundër Arsenalit në Old Trafford në 30 shtator kur ai luajti ndeshjen e tij të dytë në pesë ditë pas barazimit 1-1 ndaj Rochdale. Para kësaj, ai nuk kishte luajtur për gati një muaj pasi ishte i dëmtuar.
Pogba ka kaluar kohë në Dubai për t’u rikuperuar dhe tashmë duhet vetëm të presë të jetë 100% gati.