Casillasi rikthehet në stërvitje

Futboll

Casillasi rikthehet në stërvitje

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 17:43
Iker Casillas

Kur kanë kaluar 6 muaj nga koha kur pësoi një infarkt kardiak, portieri spanjoll Iker Casillas është rikthyer në stërvitje me Porton, ndonëse e ka bërë këtë për vetëm 25 minuta.

Sipas raportimeve të përditshmes spanjolle “AS”, ish-kampioni i botës dhe Evropës me Spanjën është stërvitur nën kujdesin e përgatitësve atletikë të skuadrës portugeze.

Gardiani 38-vjeçar luan me Porton që prej verës së vitit 2015 dhe nuk ka ndërmend të ndalet as pas këtyre problemeve kardiake, por para se të kthehet në fushë, duhet të marrë miratimin e mjekëve të skuadrës portugeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat