Xhaka mund të kthehet në ndeshjen kundër Vitorias në Europa League

Futboll

Xhaka mund të kthehet në ndeshjen kundër Vitorias në Europa League

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 18:16
Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, raportohet se do të kthehet në ekip kundër Vitorias në Europa League të enjten.

27 vjeçari është lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit pasi shau fansat pasi u brohorit gjatë zëvendësimit të tij kundër Crystal Palaceit javën e kaluar.

Xhaka ka qenë në stërvitje pavarësisht se ishte lënë jashtë ekipit nga Emery dhe tani bosi spanjoll është i gatshëm ta rikthejë atë në ekip.

“The Mirror” ka raportuar se Emery beson që ndeshja e radhës si mysafir tek Vitoria është mundësia e përkryer për Xhakën që të ketë minutazhë.

Arsenali mund të sigurojë një vend në të 32-ën e Europa League me një fitore kundër ekipit portugez duke qenë se i ka fituar dy ndeshjet e para.

Xhaka është kritikuar shumë pas reagimit të tij plot zemërim pasi u brohorit me tone negative nga ‘Topçinjtë’ në Emirates.

Që nga ajo ditë, përfaqësuesi i Zvicrës ka kërkuar falje për veprimet e tij, ku zbuloi se kishte mbërritur në “pikën e vlimit” pasi kishte pranuar abuzime të tmerrshme online për veten dhe për familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat