E kërkojnë në Mynih, trajneri i Ajax ka një mesazh për Bayernin!

Futboll

E kërkojnë në Mynih, trajneri i Ajax ka një mesazh për Bayernin!

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:05
Erik Ten Hag

Bayern Munchen është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Niko Kovac ditën e djeshme. Emrat e përfolur kanë qenë tre, Allegri, Mourinho, si dhe trajneri i Ajax, Erik Ten Hag.

Pikërisht për këtë të fundit, mediat holandeze kanë raportuar së fundmi se qëndrimi i tij tek Ajax deri në fund të sezonit është i sigurt. Pra, në Holandë e hedhin poshtë në mënyrë kategorike një kalim të Ten Hag në “Allianz Arena” në këtë periudhë të sezonit.

Për më tepër, një prej gazetarëve që është pranë klubit të Ajax, ka raportuar se Ten Hag ka folur edhe me drejtuesit e Bayern dhe i ka dhënë mesazhin e qartë, që deri në fund të sezonit nuk do të lëvizë nga “Harkëtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat