Super lajm: Ylli i Çekisë mungon ndaj Kosovës

Futboll

Super lajm: Ylli i Çekisë mungon ndaj Kosovës

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:11
Patrick Schick

Veç edhe 10 ditë kanë mbetur deri tek takimi Çeki – Kosovë.

Emocionet kanë filluar të shtohen dhe normalisht ekipet kanë filluar të mendojnë për këtë sfidë.

Kombëtarja e Çekisë ka pranuar një lajm aspak të mirë për këtë duel, pasi sulmuesi kryesor i tyre, Patrick Schick pritet të mungojë në sfidën ndaj ‘Dardanëve’.

Mediat çeke thonë se është mjaft e vështirë që emri i Schick të përfshihet në listën e të grumbulluarve, që do të publikohet nesër në mëngjes.

Schick kis hte pësuar një lëndim në ndeshjet e fundit të Çekisë në tetor dhe që nga ajo kohë nuk ka luajtur fare.

Megjithatë, gjithçka pritet të mësohet nesër kur kombëtarja çeke të zbulojë listën e të grumbulluarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat