Zidane: Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë

Futboll

Zidane: Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:41
Zidane: Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë

Zinedine Zidane ka folur në prag të ndeshjes së nesërme në Champions League, ndaj Galatasaray.

Në një reagim për mediat, trajneri francez u pyet disa herë për Bale, situatën aktuale të ekipit të tij.

"Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Para së gjithash, nevojitet të luajmë mirë, pastaj rezultati nuk do të mungojë. Të gjithë e dimë se mund të fitojmë dhe të kualifikohemi", tha fillimisht Zidane.

VAR - "Është për të përmirësuar lojën, por qartësisht kemi parë që funksionon ndryshe nga një vend në tjetrin. Më saktë, interpretimi ndryshon. Shpresoj që të gjithë ta bëjnë me vullnet të mirë këtë proces, të jenë të paanshëm. Mjafton të jesh i prirur për drejtësinë, pastaj edhe mund të gabosh. Ndonjëherë nuk jam i lumtur me VAR, por çfarë mund të them. Shpresoj të ketë sa më pak episode të diskutueshme. VAR përdoret për vendime më të qarta arbitrale, por akoma nuk është plotësisht i tillë".

Nëse Bale luan me Uellsin - “Ajo që duam është që lojtari të jetë mirë. Problemi është se nuk është gati të luajë për momentin. Ne do ta shohim atë çdo ditë. Uellsi ka të drejtë ta thërrasë lojtarin, ne nuk futemi në këto histori Vetëm duam që lojtari të jetë mirë. Ai është i pari që vuan. Ne do ta shohim nëse është gati apo jo. Për momentin nuk është. Do të doja të ishte me ne, që të mos flisnim për këtë, por diçka mungon".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat