Ky është vendimi i Federatës Angleze për koreanin Son

Futboll

Ky është vendimi i Federatës Angleze për koreanin Son

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:19
Pamje nga ndeshja

Kartoni i kuq i Son Heung-min i marrë ndaj Evertonit është anuluar pasi klubi i Tottenhamit ka apeluar vendimin e gjyqtarit në Federatën Angleze.

Kapiteeni i Koresë së Jugut tani do të jetë në gjendje të zbresë në fushë për sfidat ndaj Shefeld United, Bornemouth dhe West Ham.

Son u ndëshkua me karton të kuq pas faullit të shkaktuar ndaj portugezit Andre Gomes, i cili nga ajo ndërhyrje ka thyer kaviljen.

Megjithatë, në fillim u duk sikur Son kishte thyer kaviljen e mesfushorit të Everton, por përplasja me Aurier ishte ajo që ka përkeqësuar çdo gjë.

Son është falur me të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat