Zidane nxeh merkaton: E dimë se Mbappe ëndërron për Realin

Futboll

Zidane nxeh merkaton: E dimë se Mbappe ëndërron për Realin

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:46
Mbappe dhe

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, në konferencën para ndeshjes kundër Galatasaray-t ka folur dhe për sulmuesin Kylian Mbappe. Numri një i madrilenëve i ka shkelur syrin të riut, madje nuk e përjashton mundësinë që ta shohë në Madrid në të ardhmen. 

"Në këtë moment Mbappe luan për PSG, ne do shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E di se ai ka ëndërruar gjithmonë që të luajë për Real Madridin", - tha numri një i galaktikëve. 

Një deklaratë e tillë mjafton për të kuptuar se Reali e do dhe do të nisë sulmin për të arritur te kampioni i botës. Palët kanë flirtuar në distancë, por deri në fund nuk dihet se çfarë do të ndodhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat