Super sezon deri tani, Roma tenton të blindojë Smalling me kontratën e artë

Futboll

Super sezon deri tani, Roma tenton të blindojë Smalling me kontratën e artë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 22:08
Chris Smalling

Ndërsa Manchester United dhe Roma vazhdojnë të punojnë për të gjetur një akord për shifrën për blerjen e kartonit të Chris Smalling, klubi verdhekuq ka vendosur në pjatë propozimin e kontratës së re për mbrojtësin anglez.

Sipas "Corriere dello Sport", Roma përgatit 3 mln euro në sezon për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, United ka refuzuar ofertën e parë prej 15 mln eurosh për kartonin. Interi dhe Milani gjithashtu kanë shfaqur interesim.

Smalling ka bërë super paraqitje deri tani te Roma, madje edhe më të mira se mbrojtësi i blerë 90 mln euro nga United, Maguire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat