A do të luajë Xhaka sërish për Arsenalin? Përgjigjet Emery

Futboll

A do të luajë Xhaka sërish për Arsenalin? Përgjigjet Emery

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 09:59
Granit Xhaka

Trajneri Unai Emery ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nëse Granit Xhaka do të paraqitet sërish në fanellën e Arsenal.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka humbur shiritin e kapitenit te Arsenal, pas zënkës me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Unai Emery të martën ka konfirmuar se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, teksa lojtari nuk është ftuar as për ndeshjen kundër e Ligës së Evropës, kundër Vitorias.

“Kam folur me Xhakën dhe ai nuk është më kapiten i grupit”, ka deklaruar Emery.

“Ia kam thënë këtë dhe ai ka pranuar vendimin tim. Dhe për mua kjo është e mbyllur”.

“Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën dhe ne kemi nevojë për më shumë kohë për të”.

Në pyetjen nëse Xhaka do të luajë sërish për Arsenalin, Emery është përgjigjur: “E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Ne kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën”.

“Ne kemi për të marrë disa vendime. Jemi te fokusuar te ndeshja me Vitorian. Ai është lojtari ynë, ne duhet ta respektojmë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat