Fjalimi i Guardiolas që inspiroi përmbysjen e Cityt kundër Southampton

Futboll

Fjalimi i Guardiolas që inspiroi përmbysjen e Cityt kundër Southampton

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:13
Guardiola

Manchester City ka shënuar një fitore të rëndësishme në fundjavë në Premierligë, duke e mposhtur 2:1 me përmbysje Southamptonin.

Kjo përmysje e rezultatit u insperua nga një fjalim i Pep Guardiolas në pushimin e pjesës së parë.

Një gol i Sergio Agueros dhe një tjetër i Kyle Walker, sollën fitoren për Manchester Cityn në pjesën e dytë të kësaj ndeshje.

“Qëndroni bashkë deri në fund. Jini pozitiv në mendjet tuaja. Ritëm, ritëm me top. Lërini lojtarët e sulmit të fitojnë ndeshjen”.

“Raheem, Kevin, Sergio, Gabriel, mos harkoni vetëm për të harkuar, harkoni me qëllim të mirë. Qëndoni pozitiv. Qëndroni së bashku deri në fund. Qëndroni bashkë”.

“Mos u ndjeni të mposhtur djem, mos u ndjeni të mposhtur. Kjo lojë ka të bëjë me mentalitetin. Mos u ndjeni të mposhtur. Ju e keni bërë këtë disa herë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat