Prishtina – Feronikeli, këto janë statistikat në 5 ndeshjet e fundit

Futboll

Prishtina – Feronikeli, këto janë statistikat në 5 ndeshjet e fundit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:52
Prishtina – Feronikeli

Sot me fillim nga ora 18:00 do të luhet ndeshja tejet interesante në mes të Prishtinës dhe Feronikelit.

Pas barazimit pa gola me Dukagjinin, fitorja kundër Feronikelit tani më është imperativi i vetëm i skuadrës nga kryeqyteti. Edhe pse kampionët aktual të Feronikelit nuk po gëzojnë formë të mirë, pa dyshim që motivi i futbollistëve prishtinas është shumë i lartë kundrejt skuadrës nga Drenasi.

Feronikeli hyn në këtë ndeshje pas humbjes së pësuar javën e kaluar nga Ballkani në shtëpi.

Në 5 përballjet e fundit Feronikeli ka gjithsej dy fitore të shënuara si vendas me rezultat 1:0, Prishtina e ka mposhtur njëherë me rezultat të njëjtë ndërsa tri ndeshje tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Feronikelit fillon nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat