Përfundojnë pjesët e para, Llapi në epërsi ndaj Ballkanit

Futboll

Përfundojnë pjesët e para, Llapi në epërsi ndaj Ballkanit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:54
Llapi në epërsi ndaj Ballkanit

Kanë përfunduar tri pjesët e para të ndeshjeve të cilat janë duke u zhvilluar momentalisht në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Therandë, skuadra e Llapit është duke avancuar me rezultat minimal 0:1, ndaj Ballkanit me golin e shënuar nga Plaku nga pika e bardhë.

Ndërsa në dy ndeshjet tjera rezultati pas pjesës së parë është i barabartë.

Drenica dhe Trepça 89 po luajnë baraz me rezultat 1:1. Të dy golat e shënuar në këtë pjesë janë shënuar gjithashtu na pika e bardhë. Për vendasit golin e shënoi Sykaj ndërsa për mysafirët Leart Emini.

Në Gjilan, pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Dukagjinit ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat