Skënderbeu pa 3 titullarë në Ballsh?

Futboll

Skënderbeu pa 3 titullarë në Ballsh?

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:54
Skënderbeu pa 3 titullarë në Ballsh?

Sa shumë probleme për Skënderbeun.

Përveç ecurisë së dobët të skuadrës në fushë dhe problemeve jashtë saj, trajneri Ilir Daja mund të mos ketë në dispozicion tre futbollistë shumë të rëndësishëm për ndeshjen e radhës në kampionat atë ndaj Bylis në Adush Muça të Ballshit, një kundërshtar që e ka mposhtur thellë brenda në Korçë, Skënderbeun në fazën e parë.

Mbrojtja është reparti ku skuadra e Dajës po vuan më shumë dhe me probleme të mëdha do të jetë edhe ndaj Bylisit pasi Marvin Turtulli i kthyer në dispozicion për ndeshjen ndaj Laçit ka pësuar një tjetër dëmtim dhe do të mungojë për disa javë.

Ndërkohë në rrezik për sfidën ndaj Bylisit është edhe talenti Jorgo Pëllumbi i cili nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm, ashtu si edhe Asion Daja i cili la fushën në ndeshjen ndaj Laçit për shkak të një problemi muskulor dhe mund të mungojë ndaj ballshiotëve. Bylis-Skënderbeu do të luhet të shtunën në orën 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat